Tre të rinj janë arrestuar në kryeqytet për shpërndarje ekstazie dhe një tjetër u shpall në kërkim.

 

Grupi ishte i përbërë nga 23-vjeçari Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari 25 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç.

 

Ata vepronin në zona të ndryshme të tiranës, kryesisht në afërsi të ish-Bllokut, unazës së re dhe ish-Stacionit të Trenit.

 

Nga ky operacion, që ka zgjatur për disa muaj u sekuestruan 1007 pilula ekstazie, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re