Jo vetëm drogë, por operacioni Tempulli 2 ka bërë që policia të zbulojë edhe një grup kriminal që merret me trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit.

Antidroga e Tiranës gjatë hetimeve për çiftin e bashkëshortëve Florand Karemani dhe Mamica Korteshi, të cilët kishin kthyer banesën e tyre në Selitë në një pikë shitjeje për kokainë dhe kanabis, zbuloi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë operacionit agjentwt kanë kryer një blerje të stimuluar kokaine, tek Robenc Caka. Gjatë komunikimit me klientin e tij, i cili ishte agjent i policisë, Caka i ka ofruar edhe armë zjarri, në vlerë 1500 dhe 1200 euro, përkatësisht një pistoletë dhe një kallashnikov.

Pas arrestimit, 31-vjeçari deklaroi përpara hetuesve se armët i kishte siguruar nga Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega. Këta të fundit u arrestuan më pas nga policia.

Madje blutë kanë dyshime të forta se Caka prej disa kohësh ishte përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit kryesisht te një grup kriminal që operon në zonën e Yzberishtit.

Të tre të arrestuarit bashkëpunonin me çiftin në Selitë për shitjen dhe shpërndarjen e dozave të drogës, ku i përshirë ishte dhe nipi i Mamica Korteshit, i cili kishte rolin e mbledhjes së parave nga krientët e ndryshëm. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re