69 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, një tjetër rekord ky negativ i kësaj jave të fundit. Rastet e reja janë zbuluar pas testimeve në të gjithë vendin, ndërsa harta e plotë me qytetet pritet të njoftohet në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duhet thënë se një numër shumë i lartë të personave që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë infeksionin në ambientet spitalore, dhe më pas e kanë transmetuar atë në qytete të tjera të vendit, që derimë tani ishin konsideruar si zona të gjelbra.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga ana e saj, ka bërë një reagim në Facebook ku i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“#RespektoniRregullat, Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër; Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike; Lani shpesh duart; Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni; RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re