Skip to content

Kapërcimi i krizës parlamentare/ Çfarë po ndodh me negociatat mes mazhorancës dhe opozitës! PS, e gatshme për…

kuvend1

Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës për të tejkaluar krizën në Kuvend janë të hapura dhe duket se këto kanë nisur në nivel kryetarët.

Sipas gazetarit të News24, Ergys Gjençaj  ditën e sotme nuk ka pasur kontakte mes Gazment Bardhit dhe  Bledi Çuçit.

Kujtojmë që negociatat kanë nisur që prej një jave, me ndërhyrjen e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

Pas negociatave intensive të 2 javëve të fundit mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçit dhe homologut të tij demokrat Gazment Bardhit, pritet që opozita të heqë dorë nga strategjia bllokuese që në seancën e 21 marsit.

Kompromisi, që me shumë gjasë, do të finalizohet në fillimin e javës së ardhshme, është arritur pasi socialistët kanë pranuar një nga dy kërkesat e panegociueshme të demokratëve, atë për Komisionet Hetimore, ndonëse pjesërisht. Shumica ka pranuar 2 prej 8 kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por nuk bëhet e ditur se cilat prej tyre.

“”