Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka deklaruar se kapërcimi i Parlamentit nga ana e GJKKO-së për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës është alarm.

Në një deklaratë për mediat, Topalli u shpreh se “është e paprecedentë që Republika Parlamentare të zëvendësohet me republikën e Prokurorëve”. 

Ndërsa doli kundër propozimit të ish-kryeministrit Berisha për heqjen e mandatit të deputetit, i cili sipas saj mbron opozitën dhe opozitarizmin.

“Është e paprecedentë që Republika Parlamentare të zëvendësohet me republikën e Prokurorëve, që nuk njohin Kushtetutën e vendit, që ka një nen që i jep garanci Kuvendit dhe deputetit si përbërës i saj.

Ky nen është për të mbrojtur opozitën dhe opozitarizmin dhe deputetin e opozitës, që të mos ketë të frikë të thotë gjëra të forta, të vërteta nga pushteti apo grupe të tjera. Është e paprecedentë. Janë hequr imunitetet pafund përgjatë 3 dekadave, por kurrë nuk ka ndodhur të kapërcehet Parlamenti.

Ky nuk është alarm për Sali Berishën sepse Berisha e ka përsëritur që zbato Kushtetutën dhe jam para gjykatësit. Ka thënë që jam iniciator i heqjes së imunitetit. Pavarësisht nëse jam dakord apo jo me Berishën për të hequr imunitetit. Nuk jam dakord me këtë unë, sepse është garanci për të bërë opozitë përndryshe këtë vend askush nuk do të ketë kurajon për të bërë opozitë dhe për të thënë gjëra të vërteta”, tha Jozefina Topalli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re