Ndalohet nje kamion me drogë në Durrës. Policia kufitare e portit sekuestroi rreth 11 kilogramë heroinë që mendohet se kishte si destinacion Italinë. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit që ishte nisur drejt Firences. Një pjesë e heroinës u gjet edhe nën krevatin e shoferit 63 vjecari,  Bujar Shazivari nga Durrësi, që është shoqëruar nga uniformat blu. Lënda narkotike ishte ndarë në 10 pako të mëdha dhe një të vogël. Kamioni i ka shpëtuar kontrollit të parë, por pas informacioneve të marra, në vijën e dytë, pas një kontrolli të imtësishëm me qenin antidrogë dhe me skaner, u gjet lënda narkotike.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re