160 kilogramë kokainë, e cila kishte mbërritur nga Ekuadori, është sekuestruar në portin e selanikut. Kokainë ishte fshehur në dy kontejnerë me banane, të cilët kishin mbërritur në port para 10 ditësh.

 

Zbulimi i kokainës u bë nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Sipas mediave në vendin fqinj ngarkesa me banane ishte  porositur nga një kompani me qendër në Shkup.

 

Hetuesit po punojnë për të identifikuar personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Edhe një muaj më parë u zbulua një ngarkesë prej 105 kilogramë kokainë, ndërsa u arrestuan 10 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re