20 vjeçari, Mustafa Idrizi është ndaluar nga policia ditën e sotme pas shpalljes së tij në kërkim për pamjet e rënda ku shfaqej duke torturuar një qen.

Idrizi u shqoërua në komisariat dhe ndaj tij u mor masa e procedimit penal në gjendje të lirë. Videoja ku i riu shfaqej duke keqtrajtuar qenin, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ U shfaq duke torturuar qenin, policia shpall në kërkim 20 vjeçarin në Tiranë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re