Një shqiptar, që drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të vjetër, është burgosur në Angli, si dhe është paralajmëruar se mund të deportohet në atdhe pas vuajtjes së dënimit me burg.

 

Bëhet fjalë për “bosin” shqiptar 26-vjeçar, Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në sh, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood, në zonën Abersychan të Pontypool.

 

Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.

 

Më vonë, ai e braktisi këtë version dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.

 

Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike nuk ishte vënë re më herët dhe nuk dihet prej sa kohësh aty kultivohej kanabis me llampa.