Skip to content

Kapet 26-vjeçari, mjeshtër i vjedhjes së bagëtive në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Ardi Doçi, 26 vjeç, banues në Mat.
 
Arrestimi i tij u bë gjatë natës në fshatrat Lin dhe Buqezë, të rrethit Pogradec. Doçi ka vjedhur shtatë bagëti të trasha, në pronësi të shtetasve L.B, 55 vjeç dhe R.S, 50 vjeç, E.Sh, 27 vjeç dhe F.Sh, 69 vjeç.
 
Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “FIAT” me targa AA756RH së bashku me bagëtitë e vjedhura.