Skip to content

Kapet 32-vjeçari në kërkim, qarkullonte me një automjet të vjedhur

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i shpallur më herët në kërkim për vjedhje, ndërkohë që po lëvizte me një automjet të dyshuar si i vjedhur në Tiranë.

I arrestuari është shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Ai u lokalizua dhe u ndalua në Gramsh nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, falë një operacioni të përbashkët me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Beratit.

Në momentin e ndalimit, 32-vjeçari po qarkullonte me një automjet tip “Volkswagen”, i cili dyshohet se është vjedhur më parë në kryeqytet. Gjithashtu, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi për vjedhjen e një telefoni celular, në ngarkim të një shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“”