Një 41-vjeçar i dënuar për një sërë krimesh të rënda është arrestuar nga autoritetet shqiptare, në kuadër të një operacioni të koordinuar midis Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Ervis Çela, banues në Peqin, u ndalua në zonën e Qeparosë, Himarë, nga forcat e posaçme operative, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale. Arrestimi u krye mbi bazën e një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, pas njohjes së një vendimi penal të dhënë më parë nga drejtësia italiane.

Çela është dënuar nga Gjykata italiane me 21 vjet burgim, dënim i njohur tashmë edhe nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” (mbetur në tentativë), “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga dënimi total, 41-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko