Në Kapshticë kapet një arsenal armësh. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatike dhe një pistoletë, armatim i cili mësohet se do të kalonte drejt vendit fqinj por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.

 

E gjithe kjo duket se ka ardhur nga burimet e policisë në rrugë operative e cila ka pasur informacione edhe për raste të tjera të kalimit të paligjshëm të armëve. Operacioni vijon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re