Pesë është numri i të arrestuarve nga Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Dy persona u arrestuan pasi u gjetën duke kultivuar drogë në Shëngjergj. Një 19 vjeçar u arrestua nga Fforcat Shqiponja pasi u kap me kanabis. Ndërsa, Policia e Vlorës vuri në pranga një 35 vjeçar i cili u vetëplagos një ditë me parë me një armë zjarri pa leje.

Policia e Rinasit ka zbuluar dy kushërinj me dokumenta identiteti të falsifikuara. Një 19 vjeçar u arrestua për këtë çështje , ndërsa kushërira e tij u procedua penalisht.

Njoftimi:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Majlug”, Shëngjergj, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. D., 62 vjeç dhe A. D., 43 vjeç,pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Majlug” në Shëngjergj,  kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.

Forcat “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç,  pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re