Skip to content

Kapet drogë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, dy të arrestuar, njëri prej tyre shqiptar

Policia sllovene ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine e cila vinte nga Amerika e Jugut, dhe kapte vlerën e 10 milionë eurove.

Mediat sllovene raportojnë se kokainë transportohej nga një traget mallrash i cili transportonte sojë nga Amerika Latine.

Droga është kapur në portin e Koperit, ndërsa janë arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një brazilian të cilët mendohet se janë personat që transportonin drogën.

Dy personat mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.