Policia italiane, greke dhe ajo shqiptare kane ndermarre nje tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë ku jane sekuestruar në afërsi të Otrantos nje sasi me 712 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
 
Kapen në bord të gomones 3 skafistë.
 
Policia Kufitare Greke  ka njoftuar Policinë e Shtetit  për një gomone që dyshohej se po trafikonte  lëndë narkotike nga Greqia për në Itali.
 
Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të  mundur që  në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë  mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht:
 
L.B, 38 vjec,  H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.
 
Guardia di Finanza e Puglias ka gjetur e sekuestruar në bordin e gomones  712 kg lëndë narkotike  Cannabis Sativa.
 

 

 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re