Sekuestrohet një gomone e ngarkuar me drogë në afërsi të kanalit të Otrantos. Mësohet se në mjetin lundrues qe u ndalua mëngjesin e së hënës nga Guardia Di Finanza ishin ngarkuar 712 kilogramë kanabis sativa, të cilat do të transportoheshin nga Greqia drejt Italisë.
 
Nga operacioni ndërkombëtar ku u përfshi policia greke, shqiptare dhe ajo italiane, u bë i mundur edhe arrestimi i tre skafistëve që transportonin ngarkesën. Dyshohet se gomonen e ka dërguar në Greqi një shtetas italian, me qëllim që të trafikonte lëndën narkotike nga Greqia për në Itali me skafistë nga Shqipëria.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re