Policia kufitare e Vlorës, Delta Forcë, ajo e Durrësit si dhe Guardia Di Finanza ndoqën një gomone, të cilën më pas e gjeten në brigjet e Vlorës të braktisur. Trafikantet dyshohet se e hodhën  ngarkesën e hashashit ne det per t’i shpëtuar policisë.
 
Operacioni nisi në orët e vona të natës në ujërat shqiptare dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me autoritetet italiane, gomonia u vu në ndjekje, ndërsa u angazhua edhe nje helikopteri i Frontex. Tre skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, u kthyen sërish drejt Shqipërisë dhe arritën të shpëtonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re