Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi vidhte në banesat e qytetit.

 

Policia njofton se i riu në harkun kohor korrik-tetor, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, ka arritur të kryej vjedhje në 3 banesa.

 

Ndërkaq janë sekuestruar një laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 2 celuarë, një automjet dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Vetëm 3 ditë më parë, policia zbardhi 7 raste të tjera të vjedhjeve në banesa dhe sekuestroi shuma të mëdha parash, aksesorë dhe bizhuteri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re