Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e durrësit, pasi vidhte kabllot elektrikë të ndriçimit te rrugët kryesore.

 

Grabitja e tyre ishte kthyer në shqetësim për qytetarët, si dhe pushuesit në qytetit bregdetar, pasi mbeteshin në errësirë.

 

Autorit të vjedhjeve iu sekuestruan 350 metra kabllo elektrikë që i kishte këputur dhe grabitur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit.

 

34-vjeçari ra në prangat e policisë pas një sërë denoncimesh të bëra nga qytetarët, si dhe pas verifikimeve nga kamerat e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re