Një hajdut xhepash është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari i arrestuar iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve.

Po ashtu ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Policia po ashtu sqaron se 41-vjeçari me banim në Tiranë ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re