Policia kufitare e Kakavijës arrestoi këtë të hënë një 54 vjeçar nga Durrësi, pasi u kap me 3.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në pranga ra Petrit Vranja dhe ne mjetin e tij u zbulua lënda narkotike. 54 vjecari po e transportonte drogën jashtë Shqipërisë.
 
Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u be gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pikës kufitare të Kakavijës. Vranja e kishte fshehur lëndën narkotike, në gomën rezervë te makinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re