Skip to content

Kapet heroinë në autobus

 
Policia greke sekuestroi 2 kilogramë heroinë pasditen e kësaj të premteje në pikën doganore të Kapshticës në Korçë.
 
Sasia e drogës u gjet në një autobus të linjës Tiranë-Athinë, por që kishte arritur t’i shpëtonte kontrollit në pikën shqiptare të kufirit.
 
Pas kontrollit të imtësishëm,policia greke gjeti lenden narkotike. Për këtë policia prangosi drejtuesin e mjetit nga Tirana.
 
Kjo është sasia e dytë e drogës e kapur brenda pak orësh  pas asaj të mbrëmjes së të enjtes në Muriqan.
 
57-vjeçari Petraq Greku nga Berati u arrestua, pasi kishte arritur të fshihte në disqet e gomave të makinës së tij rreth 4.5 kilogramë heroine.
 
Sipas policisë, sasia e heroinës u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë të kufirit. Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476 gramë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.