Policia e Beratit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi akuzohej për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale.
I ndaluari është Edison Bega banues në Kuçovë, i cili rezulton i dënuar me 6 vjet burg.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale “Pjesmarrje në organizata kriminale” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
