Skip to content

Kapet italiani me një pajisje të dyshimtë në Portin e Durrësit

Bllokohet në portin e Durrësit një pajisje elektronike që dyshohet se shërben për përgjime të telefonave. Posedues i saj është një shtetas italian që po tentonte të largohej nga Shqipëria.
 
Sipas policisë, 47-vjeçari kishte mbërritur ne vendin tone pak ditë me pare dhe mbrëmjen e së dielës po largohej drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Bari. Por, gjatë kalimit në pikën kufitare, policia zbuloi pajisjen e dyshimtë dhe shoqëroi në komisariat, 47-vjeçarin.
 
Pas marrjes në pyetje, italiani është shprehur se është inxhinier uji, ndërsa kjo pajisje shërben për të matur cilësinë e ujit. Aparatura elektronike e dyshimtë është dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor.