Skip to content

Kapet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Sllovenia1

Policia sllovene gjeti dhe sekuestroi një ngarkesë të madhe kokaine në portin e Koperit disa ditë më parë, në një anije që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Policia konfirmoi sekuestrimin dhe tha se dy të huaj janë në paraburgim.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta. Dy të arrestuarit, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove. /