Policia e Durrësit arrestoi ketë të martë tre persona, pasi gjatë kontrollit iu gjet nje gjysme kilogrami kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4 telefona celularë. Operacioni i koduar “segmenti” çoi ne pranga, Laurian Malkon 32 vjeç, Elmaz Gjepalin 29 vjeç dhe Mirvete Tupin 47 vjeç.
 
Ata janë arrestuar ne Shkozet, pas informacioneve se mbanin me vete kokainë.  Policia sqaroi se ishte Elmaz Gjepali ai që siguronte drogën. Ndërsa Mirvete Tupi ia dorëzonte lenden narkotike Laurian Malkos dhe ky i fundit e shiste. Policia bën me dije se nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.
 
Ndërkohe ne një tjetër operacion blutë e Durrësit sekuestruan 68 kg kanabis kallëpe tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një krehër për armë automatike.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re