Policia e sarandës  arrestoi mbrëmjen e së dielës një 43 vjecar autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura në sarandë e vlorë. Sipas polcisë autori vidhte pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze.
 
Operacioni i koduar ”hija e natës” coi në pranga aleksandër qarri, ose i njohur ndryshe si Gim Lepuri 43 vjeç, banues në Tiranë.
 
Ai frekuentonte rregullisht lojërat e fatit dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës realizonte vjedhjet duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re