Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 39 vjeçar I cili është kapur me 540 fishekë luftarak.

Sipas policisë i ndaluari është banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, të cilit I është gjetur një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjësi penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re