Skip to content

Kapet me kanabis në banesë, në pranga vlonjati (Emri)

VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur rreth 15 kg kanabis. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë Fatmir Binjakaj, banues në fshatin Treblovë, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit Fatmir Binjakaj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)