Një 46-vjeçar është vene ne pranga ne Kapshticë teksa po kalonte për ne Greqi. Ai përballet me akuzën e trafikimit te lendeve narkotike.
 
Kastriot Islami, nga Erseka po transportonte vaj hashashi ne drejtim te vendit fqinj. Ka qene një kontroll rutine i policisë shqiptare ne kufi qe ka zbuluar afro një kilogram vaj hashashi.
 
Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast trafikimi, policia e Korçës ka vene ne pranga shtetasit Ruli Sotiri, banues ne Maliq dhe Ervin gjoni, banues ne tiranë. Ata dyshohen si  bashkëpunëtore te 46-vjeçarit Kastriot Islami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re