Skip to content

Kapet në flagrancë duke kryer vjedhje, përfundon në pranga 26-vjeçari në Laprakë. Më parë kishte grabitur disa biznese dhe…

Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga, pasi u kap në flagrancë duke kryer vjedhje në zonën e Laprakës në Tiranë.

I riu dyshohet edhe për 4 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme dhe rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.