Një peshkaqen është kapur ditën e sotme në veri të ishullit të Sazanit, jashtë gjirit të Vlorës.

Mësohet se peshkaqeni dhelpër ishte i gjatë rreth 3,3 metra dhe
peshonte 200 kg. Ai nuk konsiderohet nga grabitqarët detarë më të
rrezikshëm, por gjithsesi nuk është miqësor.

Ai futet në llojin e specieve në rrezik zhdukje, nuk rri në afërsi të
bregut të detit dhe gjithmone lundron në thellësi të mëdha.

Kjo është hera e dytë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare brenda më pak se dy javësh. Më 13 gusht, një peshkaqen i vogël është kapur në plazhin e Radhimës. Edhe pse ishte vetëm 1,5 metra i gjatë, ai ka shkaktuar panik te pushuesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re