Arrestohet nga policia e Shijakut nje shtetas I cili ishte ne kerkim si I denuar me 7 vite e 10 muaj burg.

 

Ne pranga ra Arben Haxhiyseni 48 vjec banues ne Elbasan pasi në vitin 2014 është shpallur në kërkim si I  dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit , 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Vrasja” parashikuar  në nenin 76 të Kodit Penal”, bëhet e ditur në komunikaten e shpërndare nga  forcat e rendit.

 

Në vitin 2017, ai është shpallur në kërkim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë u dënua me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”.

 

Arben Haxhiyseni është person me precedentë  penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re