Një sasi prej 220 kilogram kanabisi, e kapur një ditë më parë Mal të Zi, ka vënë në lëvizje edhe autoritetet ligjzbatuese në vendin tonë. Pas sinjalizimit nga homologët e vendit fqinj, Policia e Shtetit është vënë në lëvizje për të mësuar se ku është ngarkuar kamioni i kapur me drogën brënda, pasi ka dyshime se ai është mbushur në vendin tonë.

Ndërkohë, mësohet se shoferi i kamionit, personi i vetëm i vënë në pranga nga policia malazeze, nuk është shtetas shqiptar, ndërsa kamioni është në pronësi të një kompanie, që merret me import-eksport, dhe është në Podgoricë.

Burime të rezervuara për Fax neës nga autoritetet tona, bëjnë me dije se po verifikohen disa edhe disa të dhëna  përsa i përkt internerarit të kamionit, por hetuesit për shkak se hetimet janë në vijim tregohen mjaft të rezervuara.

Ka dyshime se pas këtij trafiku fshihet një grup kriminal shqiptar i cili trafikon drogën nga Shqipëria në Mal të Zi, e më pas drejt vendeve të BE-së. Kjo është ngarkesa e dytë që brenda një kohe të shkurtër në Mal të Zi kapen kamiona me kanabisi të mbushura në vednin tonë. 5 muaj më parë autoritetet malazeze kapën një sasi prej dy tonësh kanabis. Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, pasi skema është e njëjtë.

Sipas të dhënave të mbërritura nga Mali i Zi, kamioni në të cilën ishte droga ishte i mbushur me fruta-perime, e konkretisht kokë lakër. Grupi hetimor, po heton në vendin tonë, por ende nuk ka një rezultat.

Ndërkohë, që hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat që janë të përfshirë në këtë linjë trafiku të lëndëve narkotike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re