Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm.
Uniformat blu njoftojnë se i ndaluari me iniciale E.K kundrejt pagesës 150 euro për secilin emigrant kishte kremtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb