Ky është momenti i arrestimit të dy trafikantëve që shpërndanin lëndë narkotike ne lokalet e natës në zonën e “ish-bllokut” ne kryeqytet.
 
Në pamjet shihen dy personat e shtrirë, teksa u vendosen pranga.
Policia sekuestroi ketë të martë 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.
 
Operacioni i koduar “High Class” çoi ne pranga Ermir Bajramajn, 37 vjeç dhe Besim Hajdarajn, 47 vjeç te dy banues ne Durrës.
 
Ata u arrestuan ne flagrance në rrugën “Kongresi Manastirit” ne kryeqytet, teksa lëvizin me mjetin tip “Nissan micra” që drejtohej nga Ermir Bajramaj.
 
Lënda narkotike u gjet ne bagazhin e makinës gjatë kontrollit të makinës nga policia.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re