Policia e Komisariatit Sarande ka arritur te zbardhë një plagosje me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në ëtë qytet.

 

Hetimet çuan në arrestimin e njerit prej autoreve të dyshuar të ngjarjes që ndodhi rreth orës 02:32 të mëngjesit të së premtes në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko.

 

Në këtë ngjarje kriminale shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë (vend në të cilin punonte si “Bodyguard”), është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër (dyshohet shtetasi D.M) i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

 

Policia e Sarandës fillimisht bëri të mundur identifikimin e autorëve.

 

Më pas u bë e mundur prangosja e Joan Buli, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në objektin në fjalë (bodyguard) – Arrestuar për “Moskallëzim krimi”.

 

Ndërsa është shpallur në kërkim D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë  i cili eshte autori kryesor i plagosjes.

 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re