Policia e Skraparit ka evidentuar dhe ka asgjësuar një parcelë të sapo mbjellë me kanabis. Siç shihet dhe në videon e meposhtme, efektivët e policisë janë filmuar në aksion duke shkulur lëndën narkotike.

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Mira Mezini, 52-vjeçe dhe Qamil Mezini, 17-vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.).

Në banesën e familjes Mezini u gjetën gjithashtu 2 krehër me fishek.

Në lidhje me ngjarjen u procedua penalisht dhe kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka raportuar ekzistencën e parcelës me kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Berat

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re