Skip to content

Kapet një sasi e madhe droge në Sarandë, ishte ndarë në 86 pako, trafikantët e braktisën në pyll

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur mbrëmjen e djeshme nga ana e Policisë së Sarandës. Mësohet se në një zonë të pyllëzuar jamë gjetur 140 kilogramë kanabis sativa, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/faxweb