Një sasi e madhe droge u kap mëngjesin e kësaj të shtunë në lagunën e Vilunit në afërsi  të plazhit të Velipojë.
 
Ngarkesa prej afro 1 ton u sekuestrua gjatë operacionit të forcave special dhe atyre të Shkodrës ndërsa goditja u bë në momentin që ajo po ngarkohej në një gomone. Gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë u arrestuan dhe disa persona.
 
Droga është transportuar në drejtorinë e policisë së Shkodrës aty dhe po peshohet për te përcaktuar sakte sasinë ndërsa.
 
Në po të njëjtën zonë 3 vite më parë policia finalizoi një tjetër operacion të koduar laguna e Vilunit ndërsa në pranga ranë 4 persona të cilët trafikonin hashash drejt Italisë.
 
Laguna është e njohur prej vitesh si një ndër pikat strategjike e cila përdoret nga trafikantët për të dërguar ngarkesat me hashash drejt vendit fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re