Arrestohet 20 vjeçari nga Peqini që hakeroi mbi 3 mijë adresa në rrjetet sociale.

 

Shtetasi Arben Bozhiqi, 20 vjeç, lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë, ra në prangat e policisë pas një hetimi 6 mujor pasi ndërhynte në të dhënat kompjuterike.

 

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular.

 

Këto pajisje pasi u këqyrën rezultoi të përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin dhe më saktësisht:

 

U gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi Arben Bozhiqi.

 

Gjatë këqyrjes së profileve që administroheshin nga ky shtetas u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.

 

Mbi 1200 (njëmijë e dyqind) adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj., të shtetasve të ndryshëm.

 

Mbi 400 (katërqind) kode hyrjeje (passëord) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm etj.

 

Mbi 100 (njëqind) adresa (URL) të faqeve të ndryshme të rrjetit social “Facebook” të shtetasve të ndryshëm.

 

Mbi 50 (pesëdhjetë) link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj.

 

Ky shtetas ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010.

 

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re