Një emigrant nga Shqiperia u vu në pranga nga policia britanike pasi u kap për të dytën herë duke punuar në “shtëpi bari”.

 

Mediat angleze bënë me dije se Petrit Gasi, 32 vjeç u arrestua në 6 korrik fillimisht në  Yorkshire duke punuar në një ndertese në të cilën kultivohej kanabis. Shtëpia ishte përshtatur për kultivim hashashi, ndërsa Gasi flinte në katin e dyte në një ambjente shumë të vogël.

 

Pas disa javësh qëndrim në burg, ai u la i lirë.

 

Mirëpo I riu shqiptar nuk zuri mend, pasi u kap këtë herë në Uells duke punuar në një tjeter godine ku ishte kultivuar kanabis.

 

Pas arrestimit për herë të dytë, ai tha se ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme.

 

Në gjykatë u tha se shqiptari kishte kaluar një periudhë të gjatë në një qendër paraburgimi pas arrestimit të tij të parë, por lirimi i tij u sigurua nga një avokat i punësuar nga një “bandë shqiptare”. Pas lirimit ai u dërgua në Maesteg për të punuar në një fabrikë tjetër kanabisi për të shlyer borxhin e tij prej 10,000 £.

 

Gasi, pa vendbanim fiks u deklarua fajtor për dy akuza për prodhimin e kanabisit. Avokati i tij mbrojtës tha se shqiptari vepronte si punëtor dhe se nuk kishte marrë pagesë për shkak të borxhit të tij. Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në Mars 2020 dhe filloi të merrej me kultivimin e kanabisit pasi duhet t’u paguante borxhin e rrugës atyre që e sollën në Mbretërinë e Bashkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re