Skip to content

Kapet peshkaqeni 6 metra i gjate dhe që peshon 600 kg në Vlorë

Një peshkaqen me gjatësi rreth gjashtë metra ka rënë në rrjetat e peshkatërve të vlorës këtë të premte.

 

Lajmin e kanë bërë të ditur vete peshkatarët të cilët kanë shpërndarë një video një rrjetet sociale.

 

Peshkaqeni u kap 10 milje larg ishullit të Sazanit në një thellësi prej 600 metrash.

 

Sipas peshkatarëve, peshkaqeni peshon afersisht 600 kilogramë dhe është një specie e rrallë pasi nuk është ndeshur më herët në ujërat e bregdetit shqiptar.