Ari i një cilësie tepër të lartë është kapur në aeroportin e Londrës.

Nuk u gjet pronari i sasisë së arit, çka do të thotë se mund të ketë lidhje me trafikantët.

Një pjesë e rëndësishme e këtij metali të çmuar u kap në blloqe dhe copa të vogla.

Rreth gjashtë pjesë prej tyre ishin të formës së zemrës. Vlera kapte shifrën prej 5 milionë euro

Autoritet besojmë se ari prej 104 kg është i lidhur me narkotikë të Amerikës së Jugut.

“Në bashkëpunim me partnerët tanë jashtë dhe në Britani, shpejt
arritëm të ndalim lëvizjen e mëtejshme të arit, “tha Steve McIntyre në
Aeroportin Heathroë, për CNN.

Ai tha se “modeli i biznesit” i shumë grupeve të organizuara
kriminale mbështetet në aftësinë për të transferuar para ose mallra të
vlefshme përtej kufijve për të financuar investime të mëtejshme në
aktivitete kriminale.

Ari do të vazhdojë të bëhet pjesë e një hetimi ndërkombëtar të
pastrimit të parave të kryer nga autoritetet e Ishujve të Kajmanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re