Arrestohet autori i plagosjes me thikë mbrëmë në Shkodër. Policia njofton se ai është Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për vjedhje.

Mbrëmjen e djeshme pas një konflikti të çastit në lagjen “Iliria” ai qëlloi me thikë 28-vjeçarin me inicialet Ç.V. i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u bë ndalimi edhe i 28 vjeçarit, i cili banon në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Drejtimi i makinës në gjendje të dehur” dhe “vjedhje”.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosje” dhe “Përndjekje”, sepse ish-bashkëjetuesja e tij e ka kallëzuar se për rreth dy javë e ka përndjekur dhe kanosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re