Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi u kap me një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

 

 

Në pranga ka rënë Erald Shullazi, të cilit iu gjetën 90 gram kokainë, gati për t’u ndarë në doza si dhe një peshore elektronike.

 

 

Shullazi shiste lëndë narkotike në afërsi të Unazës së Re, ku edhe banonte. Policia kishte informacione mbi aktivitetin kriminal të 30-vjeçarit, e për pasojë ka ushtruar kontroll në mjetin e tij ku edhe u zbulua droga.

 

 

Policia po punon për të identifikuar bashkëpunëtorët e shullazit të përfshirë në shitjen e kokainës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re