Policia e Vlorës ka zbardhur 8 vjedhje të kryera në banesa dhe biznese të ndryshme.

 

Në pranga ka rënë një 16-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Sulejman Velaj.

 

Mësohet se i mituri ishte në arrest shtëpie, i dënuar edhe më herët për vjedhje.

 

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer të paktën 8 grabitje, duke marrë sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

 

Vecanti e ketyre hajduteve ishte se perdornin gure te medhenj per te thyer xhamat e dyqaneve dhe bizneseve te cilet ata grabisnin.

 

Policia po heton për të provuar edhe për vjedhje të tjera, që dyshohet se janë kryer nga dy të rinjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re