Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të vendosjes se tritolit ne një lokali në kamëz. Bëhet fjalë për një 58 vjeçar. Nga kamerat e e sigurise kane fiskuar targat e një automjeti tip “Audi”, që dyshohet se i përket njërit prej autorëve, ndërsa kete te djele u zbulua se mjeti i përket pikërisht të arrestuarit.

 

50 gramë ishte sasia e vendosur në ambientet e jashtme të lokalit në rrugën Donald Trump, i cili i është marrë me qira nga Oltjon Muçaj. Për policinë ky i fundit ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të fshihet pas  ngjarjes.

 

Si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar, por lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme. Nga hetimet e policisë është vërtetuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë dy persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re