Në Shanllëurfa (Şanlıurfa) u kap nga policia terroristi i ashtuquajturi xhelati i organizatës terroriste ISIS në Siri.

Ekipet e Luftës kundër Terrorit dhe të Shërbimit Informativ pranë Drejtorisë së Policisë së rrethit me një operacion të zhvilluar në Shanllëurfa kapën terroristin M.K. me nënshtetësi siriane që ishte i ashtuquajturi xhelati i organizatës terroriste ISIS në Siri dhe terroristin me nënshtetësi siriane me inicialet U.H.

Bëhet e ditur se i ashtu quajturi xhelat ka ekzekutuar shumë veprime terroriste.

Dy terroristët u dërguan në gjykatë ku u mor vendimi për tu dërguar në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re